Prokuroria kërkoi tre vite burg për ish-kryebashkiakun e Lezhës, reagon Fran Frrokaj
Ish-kreybashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj ka reaguar për Fax News në lidhje me pretencën e Prokurorisë e cila ka kërkuar 3 vite burg për të.
Frrokaj u shpreh se kjo kërkesë ka ngjyrime politike ndërkohë që shtoi se është i bindur në pafajsinë e tij.
“Të pretendosh që të mbash përgjegjësi është absurde. Këto gjërat do të sqarohen më vonë nëpërmjet mbrojtjes time. Kërkesa e Prokurorisë ka ngjyra politike. U njoha me pretencën dhe jam i bindur në pafajsinë time.
Do ndjekim argumentat tona dhe gjykata do të ketë veshë të dëgjojë. Mbrojtja ime do të jetë e hapur për publikun. Arumentet e mia do të jenë të plota. Unë nuk besoj tek këto etiketeimet e reja të drejtësisë që janë vënë së fundmi dhe nuk kam besim. “- u shpreh Frrokaj.
Prokurori Erjon Shehaj ka kërkuar 43.6 vite burg në total për 19 të pandehurit, ku 3 vite kërkohen për Frrokajn, 2 vite burg për nënkryetarin e Bashkisë Enver Hafizi, 4 vite burg për ish-kryetarub e qarkut Gjok Ndoka.
Frrokaj akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me tjetërsimin e pronave në zonën Rana e Hedhun në Shëngjin.
Ish-kryebashkiaku i Lezhës u arrestua në mars të 2018-tës bashkë me 22 persona të tjerë si i dyshuar në aferën e tjetërsimit të tokave në bregdet.
Pasi u mbajt për disa muaj në burg, ai u la të hetohej në gjendje të lirë, dhe iu rikthye detyrës së tij në krye të Bashkisë së Lezhës, e cila për pak kohë u transferua në burg.