Prokuroria kërkon burg, Salianji: Ja pika më e fortë e mbrojtjes sime

Ervin Salianji

Ervin Salianji, thotë se nuk duhet të provojë ai pafajësinë por prokuroria. “Unë kam provën më të fortën që është shpikur në këtë 5 mijë vite jurisprudencë, nuk mund të provojë unë pafajësinë duhet të provojë prokuroria fajësinë time. Nëse ka vetëm një provë të vetme dhe përveç kësaj është akt ekspertimi britanik”, tha ish-deputeti në studion e emisionit “Top Talk”.

Çdo i fajshëm mendon që është i pafajshëm? ishte kjo pyetja në studio e gazetarit Denis Dyrnjaja. Pyetje e cila u analizua në këtë mënyrë nga Salianji.

“Nuk ka asnjë diskutim që presioni politik në të gjithë këtë histori ku është “Vetting-u” nëpër këmbë dhe kur nuk e ka kaluar “Vetting-un”, asnjë prej prokurorëve dhe gjykatësve do të ishte në këtë derexhe. Nëse do të kishte një strukturë të re në drejtësinë e re, unë mendoj që do të ishte ndryshe dhe do të ishte përpara përgjegjësisë penale grupi i strukturuar kriminal. Kjo nuk është se po bëhet vetëm për ne, këtu po shpëtohet një grup i strukturuar kriminal që bën trafik droge, i cili e ka lehtësuar veprimtarinë e vet edhe me ministrin e dytë që përfshihet në trafik droge pas ministrit të parë. Kështu që në këtë kuptim është një çështje e madhe politike, ku presioni do të jetë erdhe më i madh mos të harrojmë që është vetëm një gjykatës i vetëm”.

SHKARKO APP