Prokuroria mbyll dosjen: Ish-polici nën akuzë për vrasje me dashje, Rasha s’kishte armë

Prokuroria e Tiranës, 3 muaj pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha më 8 dhjetor në rrugën Dritan Hoxha, sot i ka komunikuar sot akuzën efektivit të arrestuar Nevaldo Hajdaraj. Akuza e re për Hajdarajn është ajo e vrasjes me dashje. Nga hetimet ka rezultuar se Rasha ka qenë i pa armatosur kur është qëlluar për vdekje.

Hetimet zbuluan se vrasja është bërë me dashje dhe mund të evitohej. Brenda pak ditëve dosja do të përfundojë në gjykatën e Tiranës per ta gjykyar e dënuar Nevaldon për vrasje me dashje.

Klodian Rasha, u vra në orët e mëngjesit të 8 dhjetorit, dhe është qëlluar nga një distancë prej 5 metrash largësi nga punonjësi i policisë, Hajdaraj. Pamjet filmike kryesore të sekuestruara nga prokuroria e Tiranës, e tregonin qartë veprimin e policit, ku para kamerës së një servisi në Laprakë, duket se është pozicionuar për të qëlluar me armën e shërbimit në drejtim të personit që ai po ndiqte.

Vrasja e 25-vjeçarit nxiti protesta të forta, ku edhe u pasua me dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

SHKARKO APP