Prokuroria në Apel: Arben Frroku të dënohet me burg për jetë

 

Prokuroria i kërkon Apelit anulimin e vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për Arben Frrokun, dhe dënimin e tij me burg për jetë.

Në seancën e sotme gjyqësore Frroku nuk ka qenë I pranishëm por është përfaqësuar nga avokati i tij.Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda pritet të japë vendimin më 22 qershor.

Gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli të pafajshëm Arben Frrokun i cili u akuzua nga prokuroria për vrasjen e komisar Dritan Lamajt.

Me vendimin e datës 3 prill rrëzoi provat e prokurorisë dhe e shpalli të pafajshëm Arben Frrokun duke i dhënë lirinë.

SHKARKO APP