Prokuroria: Pse u ndalua Ksera? Ja akuzat ndaj tij

Prokuroria e Tiranës, ka dhënë sot detaje mbi ndalimin e ish-ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera, duke bërë publike akuzat që rëndojnë ndaj tij.

Kështu, sipas organit të akuzës, Ksera ka kryer veprën penale të “Vjedhjes, duke shpërdoruar detyrën”, nëpërmjet procedurave fiktive për organizimin e disa aktiviteteve social-kulturore gjatë vitit 2013.

Në kuadër të veprimeve proceduriale, janë krijuar dyshime se ish-ministri, në cilësinë e kryetarit të Entit Prokurues dhe me mbështetjen e disa zyrtarëve të tjerë, kanë vjedhur 30 milionë lekë të reja nga buxheti i shtetit.

“Këto shuma financiare, ish-drejtuesit e lartë të Ministrisë së Punës i kanë akorduar për disa aktivitete për shtresa të ndryshme sociale, por që faktikisht sipas akuzës, këto evente nuk janë realizuar, ose janë realizuar me kosto shumë më të ulëta nga ato që janë shënuar në dokumenta”, citon organi i akuzës.

Në bazë të veprimeve proceduriale, rezulton se janë kryer pagesa për aktivitetet që nuk janë kryer, si më poshtë:

1- “Prioriteti i minoriteteve-Barazi në të drejta”;

2-  “Kapërceni paragjykimet-Njihni romët”;

3- “Ne sfidojmë të gjithë së bashku”;

4- “Të ndryshëm, por të barabartë”;

5- Përfshirje sociale – Drejtësi sociale”

6- “Mosha e tretë, vlerë për shoqërinë”.

SHKARKO APP