Prokuroria pushon çështjen për Arta Markun
Prokuroria ka vendosur të pushojë veprimet e saj në lidhje me kallëzimin e bërë nga opozita për ish-kryeprokuroren e përgjithshme të përkohshme, Arta Marku. Mësohet se ky vendim i prokurorisë do të shqyrtohet nga gjykata gjatë ditës së sotme. Në fund të janarit të 2019, opozita kallëzoi penalisht Arta Markun për shpërdorim detyre.
Kallëzimi i depozituar në Prokurori mban firmën e ish-krerëve të Grupeve Parlamentare të PD-së dhe LSI, konkretisht Edmond Spaho dhe Petrit Vasili.
Sipas pretendimeve të opozitës, ish-kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku, kishte kualifikuar Bujar Sheshin si kandidat për në Këshillit të Lartë të Prokurorisë, pa marrë më parë një konfirmim nga Autoritetit i Dosjeve në lidhje me pastërtinë e figurës së tij.