Prokuroria pushon hetimin ndaj Sajmir Tahirit

 

Prokuroria e Përgjithshme pushon hetimin ndaj ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Artan Didi.

 

ABC News ka mësuar se grupit hetimor pranë zyrës së kryeprokurorit Adriatik Llalla, i janë dashur 2 muaj kohë për të verifikuar kallëzimin Partisë Demokratike, ku akuzonte Tahirin dhe Didin për shpërdorim të detyrës dhe veprime që pengojnë zbulimit e të vërtetës.

 

Këta dy vepra, sipas kallëzimit, Tahiri dhe Didi i kanë konsumuar, pas takimit me shtetasin Durim Bami në ambientet e Ministrisë së Brendshme dhe nuk kanë kryer asnjë hetim konkrete për pretendimet e tija, se ishte vrasës me pagesë dhe ishte porositur për të vrarë deputetin Tom Doshi dhe Mhill Fufi.

 
Prokuroria thotë se nga verifikimet e kryera, rezulton se këto pretendime nuk qëndrojnë pasi në asnjë rast Durim Bami nuk ka prauar të bëjë kallëzim apo të bashkëpunoj me policinë e shtetit për të zbardhur pretendimet e tija.
 
Në vendimin e mosfillimit të ndjekjes penale, prokurorët thonë, se policia e shtetit ka kryer verifikimet e nevojshme në kohën kur Bami ka takuar ministrin Tahiri dhe ish-drejtorin Didi dhe rezultuan të pavërteta deklarimet e 36 vjeçarit.
 
Po të njejtin qëndrim, të inskenimit dhe sajimit të komplotiti të vrasjes, hetuesit thonë, kanë mbajtur edhe prokurorët e çështjes të cilët po hetojnë deputetin Tom Doshi, Mark Frroku dhe Durim Bami.
 
Ky vendim i mosfillimit të ndjekjes penale ndaj Tahirit dhe Didit, mësohet se prokuroria ia ka komunikar edhe Partisë Demokratike.
 
Kjo, pasi ishte Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Arben Ristani, i cili me datë 7 mars i është drejtuar prokurorisë së përgjithdhme duke kallëzuar Tahirin dhe Didin.

SHKARKO APP