Prokuroria shkresë bashkisë Tiranë dhe policisë: Mos shembni asnjë objekt pa lejen tonë
Një ditë pasi nisi hetimin për ndërtesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, Prokuroria e Tiranës iu është drejtuar me një shkresë bashkisë dhe policisë, duke i urdhëruar të mos bëjnë asgjë veprim pa miratimin e prokurorëve.
Ndër të tjera, në shkresë thuhet se Bashkia e Tiranës dhe policia duhet t’i vënë në dispozicion Prokurorisë listën me objektet e dëmtuara.
“Na vini në dispozicion listën e objekteve të dëmtuara. Procedimi penal nr 89. 6 ditë pas kësaj shkrese si policia dhe bashkia nuk kanë raportuar asnjë informacion në Task Forcën e prokurorisë për objektet e dëmtuara.
Për çdo lloj situate në të cilën është konstatuar dëmtim dhe është vendosur prishja e ndërtimit, të njoftohet paraprakisht Prokuroria, e cila vë në dispozicion grupin hetimor me qëllim kryerjen e hetimeve”, thuhet në shkresën, që mban firmën e drejtueses së Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj.BW