Prokuroria Speciale rëndon akuzat ndaj katër ish-zyrtarëve të lartë të Kosovës
Prokuroria Speciale ka rënduar akuzat ndaj katër ish-zyrtarëve të lartë të Kosovës.
Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kreu i PDK Kadri Veseli, ish-kreu i Kuvendit Jakup Kraniqi dhe ish-kreu i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi akuzon për të tjera krime lufte përveç atyre që çuan në arrestimin e tyre në nëntor 2020.
Në dokumentin e dorëzuar nga organi i akuzës në Gjykatën e Hagës, ata akuzohen se u kanë hequr lirinë të paktën 12 personave në periudhën 4 korrik 1998-29 prill 1999.
Sipas prokurorisë, këta persona janë mbajtur peng në zona të ndryshme në Budakovë dhe Semetishtë. Prokuroria Speciale thotë se bëhet fjalë për krime lufte të kryera nga batalione të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.