Prokuroria telefonon oficerin Emiljano Nuhu
Pas denoncimit të bërë nga ish-oficeri i policisë, Emiljano Nuhu, se është kërcënuar në zyrë gjatë hetimit të padisë së Xhisiela Malokut kundër djalit të deputetit të PS Rrahman Rraja, prokuroria e Tiranës ka kontaktuar me oficerin Nuhu.
Siaps ‘Ora News’, e cila ju referuar burimeve në Prokurorinë e Tiranës, për shkak se oficeri i policisë ndodhet jashtë Shqipërisë grupi i prokurorëve që merret me hetimin e çështjes ka komunikuar me Nuhun përmes telefonit.
Ndërkohë nuk saktësohet nëse bëhet fjalë për marrjen në pyetje të ish-policit apo për një kontakt të parë me të me qëllim marrjen e dëshmisë në ditët e ardhshme.
KOHA JONË SONDAZH

