Prokuroritë marrin lejet e ndërtimit pas viteve 90 dhe 2000

Prokuroria e Durrësit dhe e Tiranës, prej disa ditësh kanë nisur hetimet pas shembjeve të pallatave nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit. Dyshimet kryesore në Durrës janë se pasojat e tërmetit, kanë ardhur si shkak i ndërtimeve pa leje dhe të moskryerjes së detyrës nga inxhinierët zbatues dhe personave përgjegjës. Pjesë e hetimit pritet të jenë shumë banorë që pretendojnë të jenë pjesë e procesit hetimor.

Pyetja e tyre nga prokuroritë prite të behët në një fazë të dytë. Një grup prokurorësh po verifikon organet qe kanë miratuar lejet e ndërtimit dhe nëse ato janë zbatuar siç duhet nga ndërtuesit. Prokuroria e Tiranës ka kërkuar informacione paraprake Bashkisë së Tiranës për banesat me dëme dhe të klasifikuara jo në kushtet e duhura për banim. Në Krujë organi i akuzës nuk ka regjistruar procedim, por nga ana tjetër në terren janë marrë të gjitha provat e mundshme.

Prokurorët dhe oficerët gjyqësore ishin në Thumanë, ku u shembën tre pallate, e ku humbën jetën 24 persona. Ata kanë kryer të gjitha veprimet për mbledhjen e provave. Verifikimi është shtrirë edhe në shumë shtëpi e objekte të tjera të dëmtuara. Në cilësinë e provës materiale janë marrë mbetje të ndërtesave, si dhe janë siguruar edhe kopje të raportit të grupeve të konstatimit të dëmeve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?