Prokurorja e Apelit në KPK, Memçaj del e pastër
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka nisur seancën dëgjimore për prokuroren e Prokurorisë së Apelit të Tiranës, Fatjona Memçaj. Trupa gjykuese bëri të ditur se do të japë vendimin më 3 maj, në orën 14:00.
Trupi gjykues përbëhet nga Alma Faskaj, Roland Ilia dhe Firdes Shuli. Relatori Roland Ilia tha për vlerësimin e pasurisë së prokurores, se deklarimi i ILDKPI është i saktë. Nuk ka kryer deklarim të rremë dhe nuk ka konflikt interesi.
Memçaj ka deklaruar në ILDKPI një apartament banimi 96 m me vlerë 27.800 dollarë, makine Vespa dhe llogari bankare. Edhe DSIK, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, e cilëson figurë të përshtatshme.
Prokurorja Memçaj në “sitën” e Vettingut. Me 7 punë dhe me 9 makina
KOHA JONË SONDAZH

