Prokurorja Leka e pastër, vendimi jepet të mërkurën
Sot u mbajt seanca dëgjimore për Prokuroren Anila Leka, e cila është dhe kandidate për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Kryesuesja e trupës gjykuese deklaroi se për Anila Lekën janë kryer të hetimet për të treja kriteret, pra pasurinë, aftësitë profesionale dhe integriteti i figurës. Vetë Leka u shpreh se nuk ka asnjë kontestim për procedurën e hetimit administrativ.
”ILDKPKI thotë se është në rregull nga ana e pasurisë. Nuk ka patur fshehje, as mos deklarim dha të ardhurash Ajo ka deklaruar apartament banimi 95 metra katrore në Tiranë të blerë për 35 mijë euro. Ka një apartament në Golem 74 m katrore, 3 mln lekë. Bono thesari 3 mln lek dhe llogari llogari bankare”,-tha relatorja Firdes Shuli.
Pasi relatorja ka njohur subjektin Anila Leka me konkluzionet, seanca është ndërprerë dhe vendimi përfundimtar do jepet më 6 qershor ora 09:00.

KOHA JONË SONDAZH

