Prologu i rrugës për në Curraj i Epërm

Nga Lulash Vatnikaj/

Prologu….i një rruge të mbaruar….

Tashmë nje qetësi e ëmbël me ndonje hapabythje të vogël të atyre qe nuk mund të rrinë pa e qitë tre herë ne ditë surratin në fb.

Swiss Digital Desktop Reklama

U lumtë atyre qe e realizuan që për mua janë tre faktorë:

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryetari i Bashkise Tropoje
Administratori i N – M
Populli fisnik i C. Epërm.

Edhe me ndonje “malore” te vogël e do si mbas dore ajo rrugë mbetet investimi me i rëndësishëm i 2018 viteve për ketë vend të bekuar nga zoti.

Urojmë që vetem kjo rrugë të gërvishë sa me pak bukurine e kesaj mrekullie që nëna natyrë pikturoi.

Edhe pse kam qënë dhe jam skeptik ( vetem unë) që kjo rrugë ia prish pak “nurin” të ëmblës natyrë të këtij vendi, me shpirt uroj të mos dëgjoj asnjë fjalë a moskuptim të banorëve për kto troje (mes njeri- tjetrit) dhe ardhmerinë së këtij vendi.

Kam qënë nisëmtar i krijimit te disa “OJQ” (që në këtë eveniment ndanë vetëm piskavicat dhe sunxhukët se për gja tjetër nuk i ka pyet kush ),por kur pashë së paria është më e rëndësishme se parimet nuk u bëra kurrë pjesë e tyre.

Në këto kohe e vërteta vret, dhe dëshira për të degjuar atë qe të tjerët duan, jane shumë larg parimeve dhe normave te mia morale.

Ps. Ju lutem atyre që e lexojnë dhe nuk e kuptojnë (ose nuk e lexojne plotësisht) të mos i japin like.

Nikaj Merturi

Image may contain: outdoor and nature
Image may contain: outdoor

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?