Promovohet vepra“Të folmet shqipe të Maqedonisë së Veriut”
Në kuadër të manifestimit të 50-vjetorit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, në hapësirat e Akademisë, u përurua vepra “Dialektologjia shqiptare- Të folmet shqipe të Maqedonisë së Veriut” 1 dhe 2, të botuara nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve-Shkup.
Nga ana e tij drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, Dr. Skender Asani, theksoi se veprimtaria shkencore institucionale, që tashmë po merr trajtë me punën e ITShKSh-së, është një ogur i mbarë që dëshmohet edhe përmes këtyre veprave.
Për vlerën shkencore dhe rëndësinë e dy vëllimeve foli Dr. Zeqirija Ibrahimi, këshilltar shkencor në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve.
KOHA JONË SONDAZH

