Pronar parcelash me hashash në arrati: Jonuzi qëlloi 4 herë me “TT” policinë, vetë mori 2 plumba (Detajet)

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga arrestimi i Xhevahir Jonuzit ditën e sotme në Vlorë ku gjatë operacionit ka pasur edhe shkëmbim zjarri me armë mes RENEA-s dhe të dënuarit me 25-vite burg për vrasje.

Mësohet se Jonuzi ka qëlluar me një pistoletë “TT” në drejtim të efektivëve ndërsa si kundërpërgjigje ka marrë dy plumba, njërin në këmbë dhe tjetri më lehtë në kofshë.

Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se ai ishte prej 6 muajsh në ndjekje ndërsa dyshohet si posedues i parcelave të hashashit në zonën e Novoselës.

Të njëjtat burime pohojnë se fshihej në fshatin e lindjes, Hoshtimë nga policia por edhe në qytetine Vlorës.

SHKARKO APP