Pronarët e lokaleve në Ksamil prodhonin kanabis dhe ua shisnin pushuesve

Veç plazhit dhe shezlongët të vendosur pa lejen e bashkisë, dy pronarë në plazhin e Krorëzit në Ksamil u ofronin turistëve edhe kanabis.

Nga operacioni koduar “All in” u zbulua se territoret e 2 lokaleve në afërsi të njëri-tjetrit, në plazhin e Krorëzës, ishin përshtatur për kultivim dhe shitje të cannabis sativës dhe për mbajtje të municionit luftarak, si dhe se për llogari të tyre, ishte pushtuar hapësirë publike, për çadra dhe shezlongë.

Dy pronarët 2 pronarë të këtyre lokaleve janë vënë në pranga, A. N., 28 vjeç dhe E. I., 39 vjeç, të dy banues në Sarandë, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Kamerieri i cili nuk kallëzonte krimin, do ndiqet penalisht nga organet përkatëse.

Policia ka sekuestruar lëndë narkotike cannabis sativa, municion luftarak, 90 çadra dhe 180 shezlongë, si dhe ka asgjësuar nëpërmjet djegies bimë narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP