Pronarët e restoranteve në Shqipëri po i rrjepin turistët nga Kosova

Gazeta Express në Prishtinë ka shprehur pakënaqësinë e shumë turistëve nga Kosova që këto ditë vere, veç diellit të nxehtë duhet të durojnë edhe çmimet akoma më të nxehta.

Një peshk i rezervatit dhe një grusht karkaleca të shërbyer me pak sallatë dhe ndonjë pije ka kushtuar hiç më pak se 70 euro.

Pushuesit shqiptarë duket se janë shumë të zhgënjyer nga çmimet e kripura.

Si duket pronarët e restoranteve në Shqipëri kanë vendosur t'i rrjepin për së gjalli turistët e sidomos ata nga Kosova, shkruan gazeta Express.

Këto çmimet e larta në qytetin e Shëngjinit po i kalojnë edhe ato në Greqi dhe në vendet e Bashkimi Europian.

Në sezonin turistik pronarët kanë vendosur të rrisin edhe çmimet e dhomave të hoteleve.

Një natë në Shëngjin kushton hiç më pak se 50 euro.

Dhe ky është çmimi minimal.

Ndërsa shezllonët janë ngritur nga 500 lekë në 700.

SHKARKO APP