Pronarët e televizioneve kryesore censurojnë gazetarët sepse marrin para publike dhe licensa nga qeveria
Analisti Andi Bushati, ka debatuar me Sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, Blendi Klosi, në emisionin Të Paekspozuarit, lidhur me kapjen e mediave.
Klosi deklaroi se mediat nuk janë të kapura dhe se nuk ka asnjë emision që i shërben qeverisë, ndërkohë që Bushati i kujtoi se pronarët e mediave më të mëdha në vend kanë marrë statusin e investitorit strategjik, duke përfituar lehtësira në investimet e tyre, ndërkohë që censurojnë gazetarët.
Debati:
Andi Bushati: Sandri investitor strategjik, Vjollca investitore strategjike, Dulaku investitor strategjik.
Blendi Klosi: Këta nuk janë emisione.
Andi Bushati: Se kush i ka televizionet, mjafton kjo që të thashë.
Blendi Klosi: Kush emision është i kontrolluar?
Andi Bushati: U arrestuan drejtorët e “5D, asnjë lajm dhe asnjë emision, se ishte akoma Veliaj në bashki. Asnjë. Emisionet dhe lajmet the.
Blendi Klosi: Kush emision është pro qeveritar? Nuk di, kam kaq vite që merrem me këtë parti. Nuk di një emision që të kesh analistë pro qeveri.
Andi Bushati: Ti thua Fevziu, Grida apo goca e Vizionit. Unë them te cili nga këto emisione, ti e mban mend investigimin e fundit për një aferë të qeverisë?
Blendi Klosi: Në shumë emisione nga këto që folët, ka oponencë për çështjet.
Andi Bushati: Nuk merresh me padronët por me çirakët.
Blendi Klosi: Ka shumë më tepër kritikë dhe analizë, debat, sesa emisione pro. Kush ka çeduar, ka bërë emision të parapërgatitur për mazhorancën. Një nuk ke.
Andi Bushati: Ti thua si buri?
Blendi Klosi: Nuk kam shkuar ndonjëherë në televizion dhe të gjej njerëz që flasin mirë për Ramën. Janë kundërshtarë nëpër tryeza.
Andi Bushati: Edi Rama merr kënaqësi ta shash, ai ka problem kur i nxjerr korrupsionin. Top Channel në kohë të Saliut nxirrte Metën 700 mijë euro, investitorin pakistanez, tani është zhdukur. Prandaj janë bërë investitorë strategjikë
Blendi Klosi: E marrin biznesmenë që investojnë mbi 50 mln euro.
Andi Bushati: E kanë të gjithë raportet, pronarë që censurojnë gazetarët sepse marrin para publike dhe licensa nga qeveria.
KOHA JONË SONDAZH

