Pronarët mbyllin fasoneritë në Krujë, masat nuk përmbushen
Respektimi i masave të parashikuara nga qeveria për të shmangur përhapjen e koronavirusit, janë të paarritshme për shumë fasoneri në qytetin e Krujës, që u kthye dhe në një pikë të nxehtë të infeksionit.
Vet pronarët e fasonerive, rrëfejnë se vendimin për mbylljen e aktivitetit e kanë marrë vet, duke lënë kështu qindra mijëra punëtorë në shtëpi.
“Ne kërkojmë që ta zmadhojë këtë gamën e pagës së luftës. Pse dikush që e ka lënë punën në 12 nuk mund ta përfitojë dhe një tjetër që e ka lënë një javë më parë mund ta përfitojë”
Nga njëra anë qëndrojnë marrëdhëniet më punëtorët, që së fundmi janë tensionuar, e nga ana tjetër, gjobat për vonesë nga ana e porositësve.
“Ne nuk mund ta mbyllim, sepse klientët tanë na thonë pse nuk na i sillni”
“Këtë gjë po bën qeveria me neve, merremi dhe me gjobat e qeverisë pastaj do merremi edhe me kontraktorët”
Nuk përjashtohen dhe gjobat e vendosura nga institucionet shtetërore, që jo pak herë, sipas tyre, janë me standard të dyfishtë.
“Inspektoriati i Krujës vjen një ditë, të nesërmen vjen inspektoriati i Durrës, pastaj vjen i Tiranës dhe thotë në jemi më të mëdhenj sesa këta të dy që të kanë kontrolluar”
“I gjithë problemi është tek masat. Masat janë në mënyrë kategorike në hava, askush na i komunikon ne dhe ata po luajnë me kartën tonë duke na gjobitur”
Në mbledhjen e organizuar me përfaqësuesit e 15 bizneseve fason në Krujë, njëzëri, sipërmarrësit kërkuan masa specifike në përputhje me natyrën e punës së tyre.
“Kjo linjë makinë të plotësojë sigurinë dhe shëndetin e punonjësve dhe puna të jetë pa stres do të thotë që të punojnë 45 minimalisht në 25 metër katror. Ndërkohë kushtet e qevrisë është që në atë makinë nuk punon as një e treta. Këtu automatikisht ne bllokohemi”
“Nëse ne na thoni punoni me doreza është e barabartë mbylle”
Nga qeveria kërkojnë një vendim të qartë.
“Këtu është një mjegull e qeverisë e cila nuk na thotë. Ose të na thotë që keni të drejtë po hajde ti shikojmë në themel kërkesat tuaja, ose të na thotë po e mbyllim dhe të marrim ne barën e punonjësve”
“Është gjithë ky presion që po ushtrohet ndaj ne. Po ta mbyllim ne sna detyrohen, po ta mbyllë qeveria na detyrohen”
19 fasoneritë që operonin në bashkinë e Krujës kanë ndërprerë aktivitetin që prej të ditës së enjte, ndërsa kërkesat e tyre, i dorëzuan dhe pranë institucioneve vendore.