Pronari i firmës së betonit porosit vrasjen

Tre vrasësit me pagesë që u arrestuan më 19 Janar 2016, dyshohet se kanë marrë porosi për të kryer atentatin nga një biznesmen në Durrës. Burime të gazetës ‘Shqip’ thonë se porositësi i vrasjes është një biznesmen i një firme betoni në Durrës.

Për këtë atentat që do të kryenin, Gazmend Dervishi, Dritan Nikolli dhe Bruno Shehu kishin marrë fillimisht 10 mijë Euro. Shkak i ekzekutimit, ka qenë vrasja e vëllait të biznesmenit të betonit në Korrik të 2013. Pra, tre vrasësit do të eliminonin personin që i kishte vrarë vëllain biznesmenit nga Durrësit në vitin 2013, shkruan gazeta ‘Shqip’.

Bëhet fjalë për dy fise, që fillimisht bashkëpunonin për trafikun ndërkombëtar të drogës në Holandë e Spanjë, e që më pas u ndanë për shkak të konflikteve për zona influence. Sipas burimeve janë 4 krime që kanë ndodhur që prej 2013 për shkak të konflikteve mes këtyre dy fiseve.

Korrik 2013, vrasje në zonën e Shijakut

Qershor 2014, tentativë vrasje neëzonen e Shijakut

Korrik 2015, tentativë vrasje në Tiranë

Dhjetor 2015, dy të plagosur në Hollandë

SHKARKO APP