Pronarja mbante hapur lokalin në Tiranë, ishte gjobitur pak më parë, por çfarë ndodhi sot

Një pronare e një lokali në Tiranë nuk është terhequr as nga rregullat dhe as nga gjoba që kishte marrë para disa ditësh, por ka vijuar të mbajë hapur biznesin e saj.

Rama teksa poston videon nga ndërhyrja e policisë në këtë biznes bën me dije se efektivët “Disa ditë më parë, ndaj pronarit të lokalit është vendosur masa administrative 100.000 lekë dhe për shkelje të përsëritur, iu vendos masa administrative e mbylljes së aktivitetit për një periudhë 6-mujore”.

Postimi i Ramës

Përsëriti shkeljen e urdhrit për mbylljen e lokaleve, i pezullohet aktiviteti për 6 muaj.

Specialistët e Krimit Ekonomik në Komisariatin e Policisë Nr. 4, në zbatim të pikës 7 të nenit 3 të Aktit Normativ nr. 3 datë 15.03.2020, i ndryshuar, kanë konstatuar një bar-kafe të hapur në rrugën “Sadik Petrela”, me pronare shtetasen R. F., e cila vazhdonte aktivitetin në kundërshtim me përcaktimin e këtij Akti.

Disa ditë më parë, ndaj pronarit të lokalit është vendosur masa administrative 100.000 lekë dhe për shkelje të përsëritur, iu vendos masa administrative e mbylljes së aktivitetit për një periudhë 6-mujore.

Që nga dalja e këtij Akti Normativ deri tani janë ndëshkuar 146 administratorë lokalesh, për shkelje të Aktit Normativ.

SHKARKO APP