Pronat e Malltezit, shteti cakton administratoren

Eglantina Osmanlli është caktuar administratorja e pronave të vendosura në sekuestro preventive të dhëndrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezi. Osmanlli është caktuar nga agjencia e administrimit të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara.

Më 20 tetor 2023 mbështetur në kërkesën e datës 15 tetor 2023 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë vendosi masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për 16 (gjashtëmbëdhjetë) pasuri të paluajtshme në pronësi të shtetasit J. M., 6 (gjashtë) llogari bankare (në euro, dollarë dhe lek) në emër të Jamarbër Malltezit si dhe kuotat e kapitalit themeltar në pronësi të Malltezit në shoqëritë “Homeplan” shpk (45% e kuotave), “Magnet IMO” shpk (100% e kuotave) dhe “Magnet Gym&Fit (60% e kuotave).

Më 21 tetor Jamarbër Malltezi u arrestua në aeroportin e Rinasit teksa po priste bashkëshorten e tij pasi akuzohet për korrupsion pasiv me vjehrrin e tij ish kryeministrin SalI Berisha dhe pastrim parash me ndërtuesin Fatmir Bektashi në aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani që u pasua më pas me ndërtimin e 19 kullave.

SHKARKO APP