Pronat e ushtrisë, Meçollari: Komandantët e përgjithshëm emërohen nëpër suita hotelesh

Pronat e Flotës detare janë përdorur nga zyrtarë të lartë të ushtrisë për të fituar grada më të lartë. Sipas Artur Meçollarit, po të gërmohet dhe hetohet do të zbulohet se si janë rritur në detyrë ushtarak të ndryshëm sapo janë privatizuar pronat e flotës detare.

”Ky është rasti i tretë që evidentohet kemi Sarandën ,kemi Shëngjinin që janë në SPAK dhe ky është rasti tretë dhe duket me flagrant sepse në dy rastet e para ka pasur disa letra kurse ne këtë rast nuk ka asgjë.

Nëse në këto tre raste do gërmoni thelle do të gjeni si janë zbatuar procedurat e personelit për gradimin e gjeneralëve, admiralëve, emërimet në detyra, shkarkimet ,largimet nga forcat e armatosur do ti gjeni në këtë prona.

Po ti futeni akoma më thellë po të shkoni deri tek ishulli Sazanit për planet e ardhshme do të gjeni edhe si janë emëruar komandantët e përgjithshëm nëpër suita hotelesh . Në këto pronat e flotës do të gjeni shumë sekrete”,-tha në ”MCN TV”.

SHKARKO APP