Pronat, flet drejtorja Sonila Qato e braktisin mbledhjen ish-pronarët. “Gënjështare e madhe!”- flitnin në sallë

 

Në hotel “Sheraton” u  prezantua sot paradite reforma për cëshjen e kthimit dhe kompesimit të pronave.  Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave përmes asistencës dhe mbështetjes së Këshillit të Europës dhe ekspertëve të Bankës Botërore, ka hartuar bazat e një reforme të rëndësishme.Keshtu te pakten pretedon Sonil Qato, drejtorja e AKKP, e cila ka patur dy vjet kohe dhe tashme paraqitet nje reforme, e cila do eshte ca muaj te kaloj ne parlament. Me pas vijne zgjedhjet e duket se do te shtyhet ne kalendat greke. Vetem fakti qe Edi Rama premton eshte nje garanci, ndonese per stafin drejtues te AKKP asgje nuk behet, sepse e shikojne ate vend pune si vend rehatie e pse jo perfitimi. Shume ish- pronare thonin ne takim se "jane genjeshtare".

Te pranishem ishin ish-pronare, drejtues te institucioneve, kryeministri Rama, dhe specialiste te huaj. Kryeministri foli qarte e prere per kete problem, kurse kur e mori fjalen drejtorja e AKKP Sonila Qato, ish-pronaret te zhgenjyer nga vonesat e saj dhe duke shprehur hapur mosbesimin e irritimin per drejtimin e AKPP prej Qatos, dolen ne menyre te revoltuar nga salla, çka e detyroj dhe ministrin e drejtesise Naço te ndjehej shume keq . Ish-pronaret e kishin inatin me Sonila Qaton.

Ne te vertete AKKP ka qene nje prej institucioneve me te ngadalte ne ecjen e reformave qe kerkon kryeministri Rama, çka  i ka sjelle shume kokeçarje qeverise Rama. 

Edhe fakti i braktisjes, siç shikohet edhe ne foto te LSA ne shenje mosbesimi, ka nevoje qe kryeministri Rama te shikoje karriken e Sonila Qatos, e cila nuk dihet se pse e ka te blinduar ate karrike; se ka qene ne bashkine  e Edi Rames dikur apo per hir te profesionit te saj.

SHKARKO APP