Pronat në Spille, përplasje Polici-Prokurori: U vonua kërkesa për masën e sigurisë

Pasi Prokuroria shpërndau njoftimin e saj në lidhje me ecurinë e hetimit për abuzimin me pronat shtetërore në bregdetin e Spillesë, kreu i Drejtorisë për Hetimin Ekonomik e Financiar në Policinë e Shtetit doli me një deklaratë për mediat ku dha disa detaje të tjera në lidhje me këtë rast.

Lutfi Minxhozi tha para gazetarëve se bëhet fjalë për rreth 110 mijë metër/katrorë prona shtetërore që janë tjetërsuar përmes falsifikimit të dokumentacionit dhe abuzimit të detyrës nga pushtetarët vendorë në Kavajë e Rrogozhinë.

Megjithatë, Policia thotë se kishte kërkuar prej kohësh nga Prokuroria që të kërkonte në gjykatë vendosjen e masës së sigurisë për të gjithë të akuzuarit në këtë çështje.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Megjithëse, Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Policinë e Shtetit kishte kërkuar me kohë pranë Prokurorise së Kavajës vendosjen e masës së sigurisë “arrest me burg” për të gjithë të akuzuarit e mëposhtëm, Prokuroria e Kavajës ka kërkuar pranë Gjykatës së Shkallës së parë Kavajë, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për zyrtarët e administratës shtetërore”, deklaroi kreu i Drejtorisë së Krimit Ekonomik e Financiar, Lutfi Minxhozi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga strukturat e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në Policinë e Shtetit rezulton se shtetasit e ndaluar kanë përfituar në mënyrë të kundraligjshme pasuri të tjetërsuara në bregdet, nga toka pyje, tokë ranishte dhe tokë pa frut, në tokë are. Kjo sipërfaqe ndodhet në vijën bregdetare Spille, Kavajë dhe fshatrat përreth.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?