Pronat që i kap OFL, kalojnë në dorën e Policisë
Disa prej pronave të krimit të sekuestruara nga Operacioni Forca e Ligjit, do të kalojnë përdorim të policisë. Deri tani gjykata ka vendosur pro sekuestrimeve të bëra nga OFL. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, bëri me dije se ”Paketa e re ligjore që u miratua dje, synon që një pjesë të rëndësishme të aseteve që do të sekuestrohen e konfiskohen për shkak të thellimit të luftës kundër krimit të organizuar, t’i vërë në dispozicion të vetë Policisë së Shtetit për të rritur kapacitetet për modernizimin e saj, por dhe për motivimin e personelit. Dhe kjo gjë do të ndodhë”.