Pronësia e “Sami Frashërit”, Kërpaçi reagon sërish ndaj Veliajt: Na nxirr kartelën që mban datën e sotme?
Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Floida Kërpaçi ka reaguar sërish lidhur me deklaratën e kreut të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me pronësinë e gjimnazit “Sami Frashëri”.
Gjithashtu, Kërpaçi ka publikuar edhe videon me kartelën, ku i drejtohet kryebashkiakut:
“Erion Veliaj, kjo është kartela e dalë me datë 28.10.2020, mund ta kthesh dhe ti kartelën që nxore sot me datën e sotme?”, i drejtohet kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Po sot, Kryetarja e LRI, Floida Kërpaçi reagoi edhe me heret per deklaratën e kreut të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me pronësinë e gjimnazit “Sami Frashëri”.
“Lali mashtruesi na publiko certifikatën e pronësisë të rifreskuar. Ajo që kemi nxjerrë ne është dhe ajo që ke ti, por ke fshehur kartelën e 28 tetorit. Ti na nxirr datën e kartelës që ke publikuar. Nxirre siç është, në rast të kundërt do të nxjerrim atë të ditës së sotme“,- shkruan Kërpaçi në një postim në rrjetet sociale.
Gjithashtu Kërpaçi ka publikuar edhe videon me kartelën, ku shkruan: “Erion Veliaj, kush gënjen? Le të nxjerrim letrat!”
@erionveliaj Lali mashtruesi na publiko certifikatën e pronësisë të rifreskuar. Ajo që kemi nxjerrë ne është dhe ajo që ke ti,por ke fshehur kartelën e 28 tetorit.Ti na nxirr datën e kartelës që ke publikuar.Nxirre siç është,në rast të kundërt do të nxjerrim atë të ditës së sotme pic.twitter.com/SYkRKsC6hp
— Floida Kërpaçi (@FloidaKerpaci) November 3, 2020