Pronësia e “Vollgës”, gjyqtari: S’ka shkelje, rregulluam gabimin e Hipotekës

Vladimir Skënderi, është njëri prej 3 gjyqtarëve  për të cilët Prokuroria e Durrësit njoftoi se ka nisur hetim për “shpërdorim detyre” në rastin e shqyrtimit gjyqësor civil për pronësinë e ish-hotel “Vollga”. Në një intervistë për Ora News, gjyqtari thotë se vendimi i dhënë nga trupa gjyqësore në vitin 2013 është i drejtë dhe i bazuar në ligj dhe prova.

Vladimir Skënderi: Në rastin konkret në si gjyqtarë me këtë vendim kemi ndrequr një parregullësi që ishte bërë nga ana e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.  Cfarë kishte bërë kjo zyrë? Jo zyra aktuale, zyra e asaj kohe. Punonjësit e asaj kohe kishin çregjistruar pronësinë e hotel Vollgës që ishte e regjistruar në emër të shoqërisë “Saudi Brother Commercial Company”, e kishin çregjistruar pronësinë nga emri i kësaj shoqërie pa vendim gjyqësor dhe pa u thirrur kjo zyrë. Kushtetuta thotë që askujt nuk mund ti hiqet prona pa një proces të rregullt ligjor, neni 42 i kushtetutës. Këtë shkelje që kishte bërë Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme që kishte hequr pronën shoqërisë “Saudi Brother Commercial Company” e rregulloi trupi gjykues dhe anulloi fshirjen që kishte bërë zyra e regjistrimit dhe e ktheu gjendjen në situatën e mëparshme, që do të thotë e urdhëroi Zyrën e Regjitrimit që prona të qëndrojë e regjistruar në emër të “Saudi Brother Commercial Company”

Gjyqtari Valdimir Skënderi, thotë se nuk është ka një njoftim zytarë ndaj tij nga Prokuroria dhe as gjykata, ndërsa lajmin për hetimin, e ka marrë nga të afërmit nëpërmjet mediave.

SHKARKO APP