Propaganda e qeverisë, plasin memet në rrjetet sociale

Edhe pse thuajse i gjithë vendi ka qenë i bllokuar si pasojë e temperaturave të ulta dhe reshjeve të dëborës, qeveria nuk e ka ndalur propagandën e saj.

Në njëp kohë kur qytetarët ankoheshin se ishin bllokuar në rrugë nga ngricat apo në zona të ndryshme si pasojë e dëborës, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu publikoi një foto, sipas së cilës një mjek po i maste tensionin në dëborë një zonje.

Kaq ka mjaftuar që në rrjetet sociale të shpërthejnë memet ironizuese.

Dhe në raste të tilla fantazia e qytetarëve nuk njeh limite…

Ja disa prej tyre:

SHKARKO APP