Propaganda për negociatat? Si i komenton ish-ministri Bushati: Faji…

Për 6 vite qeveria e drejtuar nga Edi Rama dështoi të përmbushë kushtet për hapjen e negociatave. Edhe pse u hapën shampanja, u dekoruan ambasadorë në vitin 2018 pasi u tha se u hapën negociatat, Shqipëria sërish ngel në këtë rrugë. Por çfarë mendon ish ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati për këto mashtrime të qeverisë.

Ditmir Bushati: Vendimi i vendeve anëtare të qershorit të 2018 është një vendim që në parim përcakton jo vetëm hapjen e negociatave por edhe një kalendar dhe afate përkatëse duke theksuar angazhimin e vetë vendeve anëtare të BE që në qershorin e këtij viti do duhej të zyrtarizonin bisedimet për anëtarsim dhe mbajtjen e konferencës së pare ndërqeveritare. Vendet anëtare kanë përcaktuar të njëjtën kalendar si për Maqedoninë dhe për Shqipërinë. Tani ka një qëndrim të njohur të Francës që këkron një rishikim të procesit të zgjedhimit.

Sipas tij kushtet e vendosura nga Berlini nuk janë kushte, por një plan pune për Shqipërinë.

Ditmir Bushati: Ana tjetër e medaljes është se kushtet, apo detyrat e shtëpisë janë normale. Dokumenti i Bundestagut gjerman, ato që ju i quani kushte unë mund ti konsideroj edhe një plan punë për Shqipërinë.

Çfarë faji ka politika në Tiranë për këtë pjesë, për mos hapjen e negociatave?

“Në asnjë rrethanë nuk mendoj që Shqipëria i ka bërë të gjitha reformat. Në fushën e sundimit të ligjit janë ndërmarrë reforma të rëndësishme, por që kanë prodhuar efekte anësore. Vitin e fundit kemi përjetuar disa situata të paprecedente, djegia e mandateve mos pjesëmarrja në zgjedhjet e 30 qershorit. Mungesa e aftësisë sonë për të gjetur kompromis”, tha Bushati.

Ish minsitri tha se klima politike ka një rëndësi shumë të madhe edhe sa i përket ecurisë së reformave në vend. “Edhe sa i përket, zhvillimit ekonomik, luftës kundër korrupsionit, luftës kundër krimit të organizuar. Nuk janë përgjegjësi e opozitës, por kanë rëndësi edhe sa i përket përçimit të imazhit.”

“Unë e kam ngritur disa herë edhe në kuvend që ne nuk duhet të reshtim për asnjë moment sa i përket krijimit të urave të kompromisit me opozitën dhe duhet të krijojmë paktin kombëtar për Europën. Shqipëria ka 10 vite që ka aplikuar për anëtarësim dhe ky proces i ka prekur të gjithë. Ne kemi humbur mundësinë e një gjenerate dhe nuk na falet që të humbim mundësinë e një gjenerate tjetër.” 

SHKARKO APP