Propozimet për Statutin e PD, nga ligjërimi i fraksioneve te krijimi i qeverisë në hije

Në selinë blu kanë mbërritur propozime nga anëtarë të thjeshtë të PD-së, dhe kërkesat kryesore të tyre lidhen me rritjen e demokracisë. Një pikë tjetër që kërkojnë ata është ligjërimi i krijimit të fraksioneve brenda PD-së. Nëse një gjë e tillë do të ishte e ligjëruar aktualisht, atëherë mund të kishim disa fraksione si ai i Bardh Kadillit, Bujar Nishanit apo ai i Agron Shehajt.

Anëtarët e thjeshtë që kanë bërë propozimet për ndryshime në statut duket se janë të pakënaqur edhe me forumet brenda PD-së. Mësohet se ata kanë kërkuar forume më shumë përfaqësuese. Më 17 korrik mblidhet Kuvendi Kombëtar, ku një ndër pikat e rendit të ditës është edhe ndryshimi i mundshëm i statutit.

Nga selia qendrore e PD-së nuk bëhen publike propozimet. Propozimet e bëra nga Fatbardh Kadilli janë shkëputur nga manifesti i tij politik që ai i propozoi demokratëve gjatë fushatës për kreun e PDsë.

Në vizionin e tij që e ka pasqyruar në letër, Kadilli ka tri çështje kryesore. Anëtari i Kryesisë së PD-së në propozimet e tij e vesh kryetarin e partisë me më shumë pushtet sesa ka aktualisht de juro. Kadilli thotë se kryetari i Partisë merret vetëm me çështjet politike.

SHKARKO APP