Propozimi francez, ministri Osmani: Teksti u ndryshua

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, thotë se nga Madridi delegacioni i Shkupit kthehet “me propozim të ri të modifikuar të Presidencës Franceze, i cili menjëherë do të vihet në proces konsultimi institucional dhe shqyrtimit publik”.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski përsëriti disa ditë më parë tre kërkesat kryesore të vendit të tij për kornizën negociuese që janë: njohja e plotë e gjuhës maqedonase, çështjet historike të mos jenë pjesë e kornizës negociuese dhe që negociatat të fillojnë përpara përfshirjes së bullgarëve, kroatëve dhe malazezëve në Kushtetutë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?