“Propozimi” i Dyrnjasë: Pse mos jetë Grida kryeministre? PD është e uzurpuar, nuk ka garë

“PD është e uzurpuar, nuk ka garë” kështu është shprehur gazetari Denis Dyrnjaja i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora.

Dyrnjaja propozoi që PD të hapet dhe pse jo të jetë ish-deputetja Duma kandidate për kryeministre.

Dyrnjaja: Gjynahe me pushtetin, ky është halli që kemi ne këtu. Atëherë hap krahun, le të vijë një figurë tjetër brenda partisë tënde që të jetë me kreditë më të besueshme. Të mos jetë me katapulta. I referohem opozitës. Pse mos jetë Grida Duma njeriu që të jetë nesër për kryeministre, pse të mos jetë dikush tjetër. Nëse ke 5 çështje që ti i ke mbi kurriz me pikëpyetje, hape krahun se po bllokon opozitën more zotëri. Hape krahun të vijnë të tjerët. Hap debatin brenda opozitës, hap strukturat që të ketë debat, të prodhohet reaksion politik. Është e uzurpuar PD, nuk ka garë brenda PD.

SHKARKO APP