Propozimi i ish-ministrit: Të ndryshohet sistemi zgjedhor, ja si mundet Rama

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka deklaruar gjatë mbrëmjes së sotme se duhet të ndryshojë sistemi zgjedhor në Shqipëri.

I ftuar në intervistën gjatë edicionit të lajmeve në SYRI.net, ish-ministri është shprehur se duhet të kthehet proporcionali kombëtar.

Sipas Manjanit, ky sistem zgjedhor bashkë me bandat dhe blerjen i dha Ramës 48 për qind të votave.

Swiss Digital Desktop Reklama

‘Thembra e Akilit është se Edi Rama mori 48 për qind të votave më të fortë, banda e para, ndërkohë që në parlament ka mbi 50 për qind.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duhet të kthehet proporcionali kombëtar.

Stabiliteti prodhon vetëm arrogancë dhe korrupsion.

Opozita bashkë me denoncimet duhet të japë alternativat.

Dhe një ndër alternativat kryesore është kthimi i sistemit demokratik’, është shprehur Ylli Manjani mbrëmjen e sotme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?