Propozimi i Veliajt: Tirana të ketë një ligj të veçantë, kemi marrë modele shumë të mira
Tirana do të ketë një ligj të veçantë. Gjatë dëgjesës për projektbuxhetin e pushtetit vendor për vitin 2020, Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj deklaroi se është momenti që sikurse shumë vende të Europës kanë një ligj të veçantë për kryeqytetin, edhe Tirana të ketë një të tillë.
“Është shumë e rëndësishme që për kryeqytetin të kemi ligj të veçantë. Sikurse është Roma, të kemi dhe në Tiranë dhe duhet të themi që shërbimet që ofron Tirana si kryeseli e qeverisë, e gjykatave e të gjithë institucioneve qendrore ka një kosto e cila nuk llogaritet dot për banorë, po për përdorues. Kemi marrë modele shumë të mira dhe është koha ti adresojmë disa nga këto gjëra duke filluar nga kufijtë e Tiranës dhe pastaj të gjithë shërbimet e tjera që kur vijnë në Tiranë të reflektojnë dinjitetin e kombit tonë. Është kartolina e Shqipërisë. Vitin tjetër Tirana mbush 100 vjet. Është shumë e rëndësishme që të ketë më në fund një ligj. Do donim që ai vit jubilar të përkthehet edhe në një vit sinjifikativ në aspektin e legjislatcionit”, tha Veliaj.