Propozimi nga Ervin Salianji: Të ketë logo tjetër për PD-në

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka propozuar që të zhvillohet një Kuvend transformimi në PD, i cili do të ndryshojë emrin, logon dhe do të ribëjë këtë forcë politike.

Komentet Salianji i bëri në Euronews Albania, ku tha se opozita nuk mund të vijojë të mbetet peng i proceseve gjyqësore për vulën. Ai shtoi gjithashtu se sot ka vetëm një vendim gjykate për PD, që njëh Berishën si kryetar të kësaj force politike.

“Nuk shoh që PD do e marrë dhe nuk e merr dot Basha, por unë e kam thënë edhe më parë, që ne duhet të bëjmë një Kuvend transformimi ku PD të transformohet qoftë në emër, qoftë në ribërjen e saj, për të pasur mundësinë e përfshirjes së të gjithë elementëve në PD.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot ka vetëm një vendimmarrje të Gjykatës së Tiranës që njeh Kuvendin e “Rithemelimit”. Sot gjyqësisht Sali Berisha është kryetari i asaj partie. PD të transformohet dhe të ketë logo tjetër. Nuk mbetemi problem i datës së gjyqit, sepse gjyqet këtu mbahen si në regjim”, tha Salianji.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?