Propozimi për ciklin menstrual, Braçe e kuptoj përqeshjen në rrjet: Çlirim nga tatimet dhe taksat të paketës higjeno-sanitare

Ish-zv/kryeministri dhe deputet i PS-së, Erion Braçe të hënën ishte i pranishëm në Komisionin e Ekonomisë, aty ku u diskutua buxheti për Ministrinë e Shëndetësisë. Ai thotë që periudha e ciklit menstrual për gratë dhe vajzat të njihet si sëmundje dhe të paguhet nga buxheti i shtetit.

Kurse sot përmes një video, ai thotë se i kupton përqeshjet, por që thekson se ”vajzat 16-17-18 vjeçare cikli menstrual pçrjetohet si traumë në shkolle e jo vetëm, në punë kur i detyrojnë të punojnë; për më të mëdhaja deri gra, e gjitha vjen edhe si gjendje klinike që nuk të lejon as të studiosh as të punosh”,-shkruan Braçe.

Ai kërkon njohjen në kriteret klinike orientuese për përcaktimin e paaftësisë së përkohshme në punë, të ciklit menstrual të vajzave dhe grave. Si dhe çlirimin nga tatimet e taksat-perfshi TVSH të paketës higjeno sanitare të domoadoshme për këtë sëmundje.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

SHKARKO APP