Propozohen 10 ndryshime taksash – Nga heqja e pragut të TVSH-së, tek ulja e tatimit mbi pagat

Sipërmarrja ka bërë një sërë propozimesh për paketën fiskale të 2019-ës me besimin se do të merren në konsideratë nga qeveria, që më të rëndësishmet prekin TVSH e bizneseve, tatimin mbi pagat dhe tatimin mbi fitimin.

Sa i takon TVSH-së, propozohet heqje e pragut dhe taksimi me 1 për qind të qarkullimit tregtar për të gjitha bizneset

Po ashtu, propozohet që të ndryshojë tatimi mbi pagat në mënyrë të krijohet shtresa e mesme dhe pagat deri në 35 mijë lekë të mos taksohen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bizneset propozojnë taksim progresiv mbi fitimet e kompanive, në mënyrë që kush fiton më shumë të paguhet më shumë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në propozime është përfshirë edhe vendosja e taksës së luksit për rezidencat e shtrenjta në bregdet dhe ulja e taksë së infrastrukturës për ndërtuesit, si dhe transformimi i taksës 3 për qind për banesat sociale.

Ministria e Financave ka zyrtarizuar një ditë më parë draftin për paketën fiskale dhe është dërguar për marrje mendimi tek grupet e interesit deri në datën 17 tetor. Në fund të muajit paketa do të kalojë në Komisionet Parlamentare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?