Propozon datën 2 maj për zgjedhjet, Rudina: Edhe festojnë, edhe votojmë

Deputetja Rudina Hajdari ka propozuar datën 2 maj për zgjedhjet parlamentare të 2021. Pas përfundimit të takimit me Presidentin Ilir Meta, i cili zgjati gjysmë ore, në një prononcim për mediat Hajdari tha se në këtë datë shqiptarët, mund të festojnë, pasi janë pashkë ortodokse dhe të votojnë gjithashtu.

”Propozova datën 2 maj. Mbase mund të jenë më të pranueshme palët. Dy maji është vërtetë një festë, pashkët ortodokse. Qytetarët mund edhe të votojnë, edhe të festojnë”.

Që në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte, presidenti Ilir Meta ka zhvilluar takime me palët politike në vend, për të caktuar një datë për zgjedhjet. Opozita deri më tani ka kërkuar si datë për zgjedhjet, 18 prillin, si datën më të afërt që lejon Kushtetuta. Ndërsa, mazhoranca kërkon 9 majin si datë për zhvillimin e zgjedhjeve.

SHKARKO APP