Prostitucion, drogë, grabitje e rrëmbim personi, OFL iu kërkon pasurinë 3 “të fortëve” të Tiranës

Operacioni Forca e Ligjit ka shënjestruar sot tre të fortë nga Tiranë, duke iu kërkuar të justifikojnë pasurinë e tyre brenda 48 orëve. Mësohet se OFL iu ka dërguar formularin shtetasve Denis Qordja, Fotjon Manabej dhe Shkëlqim Sharra, të cilët janë emra të njohur për drejtësinë.

Denis Qordja është i njohur për dënimet që ka vuajtur nën akuzën e trafikut të prostitucioni. Fotjon Manabej, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma. Gjithashtu, më parë Manabej është dënuar më 8 shtator të vitit 2007 nga Gjykata e Aleksandrisë me 5 vjet e 3 muaj burg.

Ai akuzohej për “pjesëmarrje në organizatë kriminale”, “Rrëmbim personi”, “Grabitje me armë” dhe “Marrje e pasurisë së vjedhur”. Dënimin e marrë në Itali, Manabej, e vuajti në Shqipëri, pasi ra në prangat e Policisë në vitin 2014,

Ndërsa Shkëlqim Sharra është dënuar për trafik ndërkombëtar droge dhe është arrestuar më herët në Shkodër, pasi në makinë i janë gjetur 16 kg marijuanë.

SHKARKO APP