Prostitucion, goditet grupi në Belsh

-Goditet një grup që shfrytëzonte vajza për prostitucion në një lokal dhe shpërndante lëndë narkotike në kuadër të operacionit të koduar “Liqeni”. Nga operacioni është arrestuar pronari i lokalit E.Ç. 43 vjeç, banues në Fier, si dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë 5 vajza për prostitucion, ndërsa janë sekuestruar 14.7 gr kokainë, një automjet, 6 celularë dhe një peshore elektronike.

Sipas policisë, përpos veprave të tjera, pronari i lokalit akuzohet edhe për fshehje të të ardhurave, pasi nuk ishte i pajisur me kasë fiskale gjatë ushtrimit të aktivitetit në lokal. Ndërkohë që vazhdon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Grupi u godit pas informacioneve nga qytetarët se në ambientet e lokalit shitej kokainë si dhe shfrytëzoheshin vajza të moshave të ndryshme për prostitucion. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” , “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, dhe “Fshehja e të ardhurave”, në ngarkim të pronarit të lokalit me inicialet E.Ç.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?