Prostitucion me “Chat line” në Tiranë, në pranga 2 vajza
Një tjetër “chat line” për prostitucion virtual nëpërmjet internetit,është zbuluar në Tiranë. Aktiviteti kryhej në një apartament në rrugën “Reshit Petrela”. Policia e kryeqytetit thotë se në pranga kanë rënë administratorja e studios, një 30 vjeçare banuese në Tiranë e identifikuar me inicalet B.S dhe vajza e cila ushtronte prostitucionin virtual.
“Nga veprimet hetimore rezulton se shtetasja B. S., dyshohet se prej një kohe të gjatë, punësonte vajzat e mësipërme dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion virtual nëpërmjet internetit, aktivitet i cili kryhej në një apartament në rrugën “Reshit Petrela” informon policia e Tiranës. Gjithashtu u procedua penalisht për veprën penale “Prostitucioni” 40 vjeçarja M.A.
Operacioni u kodua “Chat Line 5”
Gjatë kontrollit në këtë apartament u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 kompjuterë dhe pajisje të ndryshme që përdoreshin për kryerjen e aktivitetit.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” të parashikuara nga nenet 114/2 dhe 115 të Kodit Penal për shtetasen B.S., dhe për veprën penale “Prostitucioni” parashikuar në nenin 113 për shtetaset A.K., dhe M.A.
KOHA JONË SONDAZH

