Prostitucion në emër të shoqatës artistike, arrestohet 45-vjeçari

Një shoqatë artistike me emrin e një prej artistëve shqiptarë që siguronte vajza për prostitucion. Policia e Tiranës njofton se është arrestuar shtetasi Shpëtim Çekrezi, pas denoncimit në emisionin investigativ “Fiks Fare”, për veprën penale “Shfrytëzim Prostitucioni”.

Arrestimi i 45-vjeçarit nga fshati Dardhë i Librazhdit u bë pasi ky shtetas, (Kryetar i Shoqatës Artistike “Ferdinand Deda”, në Tiranë), siguronte vajza me qëllim përfitimi për shfrytëzim prostitucioni në Maqedoni.

Policia ndërkohë thotë se po vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie, si dhe materialet janë referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Shfrytëzim për prostitucion”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?