Prostitucioni, 4 të arrestuar në Cërrik, mes tyre edhe një shtetas turk

 

Një rrjet prostitucioni që ushtronte aktivitet prej më shumë se 6 muajsh në qytetin e Cërrikut është shkatërruar nga policia e Elbasanit. Në pranga janë vënë 4 shtetas, mes tyre edhe nje turk, që jetonte në Elbasan pasi ishte rezident i punësuar në një kompani. Të arrestuarit janë Ervis Meno, 23 vje, dhe Marsel Hima, 27 vjeç që të dy me banim në Cerrik, shtetasi turk M. Odabasi,  32 vjeç, dhe 23- vjeçarja me iniciale S.J., me banim në Cërrik. Kjo e fundit dyshohet se shfrytëzohej për prostitucion nga dy tutorët e saj, Ervis Meno dhe Marsel Hima. Në momentin e arrestimit, policia i sekuestroi në cilësinë e provës materiale një thikë, një mjet me të cilën transportonin 23 vjeçaren drejt hotelit në momentin që i gjenin klientë, si dhe tre telefona celularë. Nga dëshmitë e para në polici, 23-vjecarja nuk e pranoi se ushtronte prostitucion, por se ndodhej në hotel me me shtetasin turk pasi prej disa kohësh ishin lidhur bashkë. Policia vijon hetimet nëse ka persona të tjera të implikuar në këtë rrjet.

SHKARKO APP