Prostituon kushërirën e parë dhe e lë 8 herë shtatzënë

Një histori tronditëse është duke u gjykuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Personazh i kësaj historie është Mark Vathaj, që akuzohet se ka prostituar për disa muaj më radhë kushërirën e tij të parë.

Ngjarja ka ndodhur mes viteve 2013 dhe 2014. Historia nisi pak ditë pasi vajzës së prostituar i kishte vdekur vëllai. Vathaj kishte shkuar në shtëpinë e të ndjerit në Lezhë, për ngushëllime. Më pas ai e kishte marrë vajzën, me pretekstin se do të kryenin çregjistrimin e vëllait të vdekur, nga gjendja civile. Por, ai nuk e ka kthyer më në shtëpi vajzën.

Fillimisht, ai e ka përdorur atë si prostitutë në Lezhë. Vathaj merrte 5 mijë lekë për çdo klient. Kishte raste që vajza shkonte me 4­5 klientë në natë. Sikur të mos mjaftonte kjo, Vathaj abuzonte seksualisht me të dhe e rrihte. Ai e kërcënonte se do i vriste familjarët, nëse largohej.

Pas Shëngjinit, Vathaj e ka prostituar kushërirën e vet edhe në Itali dhe Zvicër. Historia bëhet edhe më tronditëse, për faktin se, sipas prokurorisë, ai e ka lënë kushërirën e vet 8 herë shtatzënë, duke qenë se bënte seks të pambrojtur me të. Me klientët ndëkohë, ajo bënte seks me masa mbrojtëse. Dhe të 8 herët e ka detyruar atë që të abortojë. Vajza e xhaxhait të Vathajt mësohet se ka qenë 18 vjeç kur u rrëmbye nga ai për t’u prostituar. Prokuroria ka kërkuar ndërkohë dënimin e tij me 21 vjet burg.

SHKARKO APP