Prostitutat:100 euro për çdo klient, 500 euro për orgji

Të tjera detaje zbardhen për grupin kriminal që shfrytëzonte femra si prostituta luksi në Tiranë. Vajzat shfrytëzoheshin në hotele luksoze të Tiranës me çmime nga 100 euro për një klient deri në 500 euro për orgji.

Mbrëmjen e kaluar policia arrestoi 3 vajza: Xh. Dunga, A.Isaku dhe S. Nexhipi.

Në pranga u vunë edhe dy drejtuesit e grupit kriminal që shfrytëzonin vajzat: Eglantin Kapo dhe Franko Dervishi, si dhe 4 klientë turq. Ndërkohë në Elbasan janë arrestuar edhe katër persona të tjerë; Hasan Kurmeta, Klevis Abasaj, Jonid Tace dhe Ervin Tanku. Klientët kryesorë të vajzave ishin kryesisht shtetas të huaj që jetojnë në Shqipëri.

Policia vijon hetimet për përfshirjen e anëtarëve të tjerë në këtë rrjet.

SHKARKO APP