Protesta/ Aktivisti: Njerëzit dolën për hallet e veta, por doli edhe një PD më e bashkuar

Aktivisti Genti Çela thotë se më 7 korrik, në protestën e PD ishin mijëra qytetarë që dolën sipas tij, për një sërë problemesh në vendin tonë. Për qëllimi nuk ishte bashkimi i PD, por gjithëpërfshirja e qyetarëve. Aktivisti tha edhe se qytetarët nuk morën pjesë në PD për Sali Berishën, por për hallin e vet.

”Protesta prodhoi një PD më të bashkuar. Qytetarët të lirë të këtij vendi, demokratë, deputetë të cilët kanë qenë të pabashkuar, të përçarë deri në njëfarë mase, në përjashtim të dy tre deputetët të PD, të gjithë deptetët e tjerë ishin atje. Qëllimi i protestës nuk ishte bashkimi i PD, por ishte gjithëpërfshirje.

Në protestë kemi takuar dhe njerëz të cilët vitet e fundit nuk kanë votuar për PD. Mbi të gjitha ajo prodhoi një PD të dalë nga partia shumë vjeçare, nga përgjumja shumëvjeçare, duke i garantuar qytetarët shqiptarë se kemi një PD që nuk flirton me pushtetin dhe oligarkët. Tani të gjithë kuptojnë se PD është në betejë të hapur me regjimin”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?