Protesta/Balliu: Qytetaria do të prevalojë nga dhuna dhe gazi lotësjellës

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, përmes një postimi në facebook, i’u ka bërë thirrje shqiptarëve që ti bashkohen protestës së 9-të kombëtare. Sipas tij, sot do të prevalojë qytetaria kundër dhunës dhe gazit lotësjellës. ”Të bashkohemi sot kundër atyre që ju mohuan votën, kundër atyre që vodhën paratë, kundër atyre që përbuzën Shqipërinë dhe shqiptarët, duke mashtruar për 6 vite çdo ditë e çdo natë. Të bashkohemi sot si qytetarë të vërtetë, të marrim motrat, vëllezërit, fëmijët dhe të gjithë familjen tonë”,-shkruan Balliu.

Postimi i plotë

Të dashur motra e vëllezër! Sot më shumë se kurrë Shqipërisë i duhen qytetarët e saj, për ta mbrojtur atë nga dhuna, nga korrupsioni dhe nga diktatura. Të bashkohemi sot kundër atyre që ju mohuan votën, kundër atyre që vodhën paratë, kundër atyre që përbuzën Shqipërinë dhe shqiptarët, duke mashtruar për 6 vite çdo ditë e çdo natë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të bashkohemi sot si qytetarë të vërtetë, të marrim motrat, vëllezërit, fëmijët dhe të gjithë familjen tonë për të shpëtuar nënën e gjithë shqiptarëve: SHQIPËRINË.

Swiss Digital Mobile Reklama

Le të jetë kjo protestë një shembull se si duhet të protestohet në mbarë botën, se si qytetaria jonë do të prevalojë nga dhuna e gazit lotsjellës, se si qytetaria dhe europianizmi jonë do të prevalojë ndaj provokatorëve, nxitësve të dhunës dhe qeverisë së degraduar. Sot në orën 20:00 ti përgjigjemi thirrjes së Shqipërisë për ta mbrojtur atë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?