Protesta, Berisha thirrje Policisë: I them zbato ligjin
Aktualitet E Hënë, 5 Dhjetor 2022 22:00
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka edhe një thirrje ndaj Policisë së Shtetit, për protestën që do të mbahet nesër në orën 12:00. ”Policisë i them zbato ligjin, por nëse e shkel do të përballesh me qëndrimin tonë. Ne jemi nesër në një protestë për zërin tonë, këtu ose do rikthehen vlerat europiane, ose do të zbrazet dhe këtë nuk e pranojmë. Ne jemi nesër vetëm e vetëm për ato vlera”.